Kandidatura e Simon Mirakës, reagon grupi i Alibeajt: Asnjë nga deputetet e PD s’e ka kundërshtuar emrin, por…

Selia Blu 1

Pas akuzave që lëshoi nga salla e Kuvendit kryetari i PD-së, për heqjen e kadidaturës së Simon Mirakës nga posti i komisionerit të Komisionit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, vjen një reagim nga grupi i Enkelejd Alibeajt.

Në një deklaratë për mediat, grupi i Alibeajt tha se asnjë nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve nuk ka kundërshtuar kandidatin Simon Miraka, por kanë kundërshtuar faktin që ai ishte propozim i Sali Berisha.

REAGIMI I GRUPIT TË ALIBEAJT
Asnjë nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve nuk ka kundërshtuar kandidatin Simon Miraka, por kanë kundërshtuar faktin që ai ishte propozim i Sali Berisha dhe ishte i vetmi që çuditërisht u përzgjodh me votat e Edi Ramës. Në këtë rast është vënë në dukje standardi i dyfishtë i Partisë Socialiste.

Revolta jonë ishte shprehje e faktit se me vota të deputetëve të PS u refuzuan pa asnjë shkak përfaqësues të denjë të të përndjekurve politik Marçel Hila, Skënder Vrioni, Gjergj Marku dhe Besim Ndregjoni, të cilët ishin propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politik dhe që u votuan nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×