“Keni zaptuar foltoren”, Felaj nuk i jep fjalën për replikë, Berisha flet pa mikrofon, mbyllet me debate seanca

Seance 1

Debate në fund të seancës së sotme mes nënkryetares së parlamentit Ermonela Felaj dhe kreut të PD-së Sali Berisha. Ky i fundit ka kërkuar fjalën për replikë me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Megjithëse Berisha ka shkuar në foltore ku ka vijuar të flasë, mikrofoni nuk i është hapur.

Felaj: Keni zaptuar foltoren pa ju dhënë fjala. I kërkova teknikës që të fikë mikrofonin. Tani më ngelet vetëm t’iu kërkoj shërbimeve të gardës që z. Berisha të lirojë foltoren.

Ish-kryeministri Berisha ka vijuar të flasë për disa sekonda dhe më pas është larguar nga foltorja. Felaj ka vijuar me mbylljen e seancës së nisur rreth orës 11:00.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×