Pasi iu hakua Instagrami, Afrona Dika rikthehet me një njoftim (FOTO)

afrona-dika-843785435-696x3921-1

Në mes të gjithë zhurmës për ndarjen e saj nga Blero Muharremi, një ditë më parë Afrona Dikës iu hakua profili i saj në Instagram.

Deri para disa orësh, modelja nuk kishte akses në llogarinë e saj, e cila shfaqej me një foto profili të zi dhe pa asnjë post.

Mirëpo së fundmi, me një instastory, Afrona ka njoftuar se e ka sërish profilin e saj, duke i falenderuar të gjithë për ndihmën e dhënë.

“Përshëndetje të gjithëve, tani profilin tim e kam sërish, ishte hakuar për disa ditë. Dua të falenderoj me zemër ato që më ndihmuan në rikthimin e tij,”-shkruan Afrona.

Ju kujtojmë që lajmin që modeles i ishte vjedhur Instagrami e konfirmuan burime për “Prive”, por deri më tani arsyeja se përse ka ndodhur kjo nuk dihet akoma.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×