Lautaro, si Meaca dhe “Fenomeni”/ “Demi” mban gjallë ëndrrën titull të Interit

Lautaro Martinez po udhëheq Interin në këtë fund kampionati duke mbajtur gjallë ëndrrën titull. Dopieta e realizuar ndaj Kaljarit e ka dërguar argjentinasin në 25 gola sezonalë, 21 prej të cilëve në 34 ndeshjet në kampionat, rekordi më i mirë i tij në Milano.

LAUTARO

Këtë vit përveç golave, argjentinasi u ka dhënë shumë më shumë zikaltërve, përkatësinë e fanellës që shkon përtej fushës, e treguar në rastin e finales me Juventusin kur u përball me pankinën bardhezi, gjest që edhe një herë bëri të dashurohej tifozëria zikaltër, edhe pse misioni i tij më i lartë në skuadër gjithmonë ngelet goli.

GOLA PËR HISTORINË – E duke u ndalur te golat, falë numrave në rritje, 24-vjeçari i ka siguruar vetes një vend në historinë e sulmuesve zikaltër që kanë gjetur të paktën 20 gola me këtë fanellë në Serinë A, poshtë moshës 25-vjeçare. Kanë qenë vetëm 5 të tillë, gjurmët e ndjekura të të cilëve e bënë Lautaron pjesë të “Olimpit” zikaltër. Xhuzepe Meaca në 1928-1929, kur ishte vetëm 19 vjeç shënoi 33 gola në vetëm 29 ndeshje dhe e përsëriti këtë në 5 sezonet në vazhdim.

lautaro

Nga legjenda italiane tek ajo hungareze, edhe Stefano Nejers në 1948-1949 arriti të realizonte 26 gola në moshën 24-vjeçare, një rekord që një dekadë më pas e mbërriti edhe Antonio Anxhelilo me 33 gola në moshën 22-vjeçare. U desh të pritej shumë për të parë një tjetër sulmues të frikshëm të Interit, atëherë kur Ronaldo “fenomeni” habiste Italinë dhe botën me 25 golat e tij në moshën 21-vjeçare. Në listë edhe një ish-kapiten, Mauro Ikardi, që ia ka dalë në dy sezone të shënojë më shumë se 20 gola, pa mbushur ende 25 vjeç.

ULJE-NGRITJET – Ndërsa “Demi” është tani njeriu titull, nuk kanë qenë të pakta luhatjet e sezonit të tij. Nga Krishtlindjet deri në mesin e prillit, në 13 ndeshje në kampionat, argjentinasi shënoi vetëm 3 gola ndaj Salernitanës, deri në sfidën me Specian, që solli ringjalljen e tij. 6 gola në 6 ndeshjet e fundit në kampionat kanë ecur paralelisht me fitoret e skuadrës së Inzagit, që jo rastësisht ka humbur vetëm me Bolonjën, aty ku Lautaro nuk ka shënuar.

LAUTARO

Pyetja që mund të vërtitet në mendjen e zikaltërve është: Po sikur periudha e thatësirës së Lautaros mos të kishte zgjatur aq shumë, cilët do të ishin numrat e tij dhe të Interit? “Tani është shumë vonë për pendime, kemi aq pikë sa meritojmë”, shprehej Inzagi në përfundim të ndeshjes me Kaljarin, por kur titulli vendoset në javën e fundit, me një lojtar si Lautaro në skuadër, bëhet e pashmangshme të thuash “po sikur”…

Përgatiti: NISLI GJINI – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×