“F*ck Amerika”/ Artisti i njohur merr vendimin e papritur pas shfuqizimit të ligjit për abortin në SHBA

ipiccy_image-5-3

Disa ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës shfuqizuan ligjin për të drejtën për abort.

Të shumtë ishin personazhet publike të cilët reaguan pas këtij vendimi. Së fundmi, edhe Billie Joe Armstrong, vokalisti i grupit “Green Day” e ka thënë fjalën e tij.

Në një koncert ai u është drejtuar fansave të tij duke u thënë se do të hiqte dorë nga nënshtetësia Amerikane, pasi Gjykata e Lartë e SHBA-ve miratoi këtë ndryshim në Kushtetutë. Gjatë performancës së tij të fundit në Londër, Armstrong shprehu zhgënjimin e tij teksa i tha turmës: “Fuck Amerika. Po heq dorë nga nënshtetësia.”

Green Day's Billie Joe Armstrong decries Roe v. Wade decision

Ju kujtojmë që fundjavën që lamë pas, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e ka bërë të paligjshëm abortin dhe ia ka lënë shteteve të vendosin se çfarë pasojash do të kishte një grua nëse do të kryente një abort. Ky është një mohim i plotë i të drejtave riprodhuese të grave dhe një situatë që ka ndezur organizimin e grave në të gjithë vendin dhe kudo ka pasur protesta dhe po shtohet.

Gjykata e Lartë kishte vendosur që Roe kundër Ëade nuk mund të përdoret më si argument në mënyrë që e drejta për të kryer një abort të mund të mbrohet nga kushtetuta e Shteteve të Bashkuara.

“Kushtetuta nuk jep të drejtën e abortit; Roe dhe Casey janë hequr dhe autoriteti për të rregulluar abortin i kthehet popullit dhe përfaqësuesve të tij të zgjedhur,” tha Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara fundjavën e kaluar kur votoi. Unë qëndroj me ju dhe për të drejtat e grave në këtë vend.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×