Aksion antidrogë/ Kultivonin kanabis, arrestohen dy persona. Asgjësohen parcelat në Dibër (VIDEO)

Një operacion antidrogë i zhvilluar nga Policia e Dibrës ka çuar në arrestimin e dy personave dhe asgjësimin e një parcele me mbi 1100 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Operacioni i koduar “Deja” u finalizua pas informacioneve të siguruara nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, Mat dhe Kamëz.
Gjatë kontrolleve nga toka dhe monitorimit nga ajri me dronë, policia zbuloi një parcelë të kultivuar me bimë narkotike në zonën e quajtur “Liqeni i Lukanit”, në territorin e Bashkisë Dibër.
Në vendngjarje u kapën në flagrancë dhe u arrestuan dy shtetas: A. K., 38 vjeç, banues në Kamëz, dhe A. B., 39 vjeç, banues në fshatin Derjan, Bashkia Mat.
Sipas policisë, në parcelë u konstatuan 1121 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme ligjore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×