Nga njëra anë Monza e tij , nga ana tjetër dashuria e madhe për Milanin . Do të jetë një e diel e jashtëzakonshme për ish-presidentin e Milanit, Silvio Berluskonin , i cili fillimisht do të zbulojë verdiktin e fushës për dy skuadrat më të rëndësishme për të.
Kuqezinjtë e Piolit do të luajnë ndeshjen e fundit të kampionatit në transfertë ndaj Sasuolos, ndërsa Monza do të sfidojë Breshan në gjysmëfinalen e kthimit të playoff-it.
I pranishëm në Arkore, ku do të organizohet samiti i qendrës së djathtë, Berluskoni foli për situatën aktuale në futboll, duke u shprehur:
“Zemra ime milaniste nuk bën gjë tjetër veçse shpreson që Milani të fitojë titullin kampion këtë sezon në Serie A. Sipas meje skuadra e Piolit e meriton trofeun për lojën që ka treguar në fushën e blertë gjatë gjithë kampionatit.
Por ajo që është akoma më e rëndësishme për mua është që Monza të fitojë ndeshjet e Play off-it dhe të mund të luajë në Serie A kundër Milanit”, ka thënë ish-presidenti legjendar i Milanit.
Arena e Lajmit

Loading…