Lamtumira mes lotësh, Dibala u premton tifozëve të Juves: Nuk do të shkoj kurrë te Interi

Paulo Dibala u ka dhënë lamtumirën tifozëve të Juventusit pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Lacios dhe tashmë për të gjithë pyetja që mbizotëron është se cila do të jetë e ardhmja e futbollistit argjentinas. Shumë skuadra janë interesuar për shërbimet e tij dhe në majën e listës qëndron një emër shumë i njohur si Interi i cili shpreson të bëjë një goditje të madhe për më tepër ndaj rivalëve historikë të Juventusit.

8e1684e1d220398a55ee246dddd50afc-07614-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

Por me sa duket, Paulo Dibala nuk po mendon të transferohet te zikaltërit, ose të paktën kjo është ajo që pretendohet t’u ketë thënë tifozëve të Juventusit gjatë lamtumirës së mbrëmshme.

“Repubblica.it” bën të ditur se gjatë xhiros që Dibala bëri rrotull stadiumit pasi u zëvendësua, kanë qenë të shumtë tifozët që e kanë pyetur për të ardhmen e tij. “Te Interi nuk do të shkoj kurrë” mësohet t’u ketë thënë i emocionuar Dibala, i cili nuk shmangu dot lotët në momentin e lamtumirës duke parë mënyrën se si tifozët e përshëndetën me përzemërsi.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×