
Analistët Fatos Lubonja dhe Artur Zheji kanë diskutuar mi mbi situatën brenda PD-së, përplasjet mes palëve por dhe me mazhorancën. I ftuar në “Pikat mbi I” në News24 Zheji tha se tashmë lufta e brendshme mes palëve është spostuar në Kuvend.
Mes të tjerash ai tha se tashmë Rama po përdor atë që është pika e dobët e Berishës, vendimi për shpalljen non-grata nga DASH.
Ndërkohë, Lubonja kujtoi një thënie të Pjetër Arbnorit mbi atë se çfarë ishte opozita, pikërisht një; ‘pasqyrë ku sheh veten mazhoranca’.
DISKUTIMI
Zheji: Lufta e brendshme mes dy palëve, Berishës dhe Alibeajt, është topitur, është spostuar në Kuvend. Ai është një lider i një parti e të, ose kthim i ri i Berishës. Rama është i vrazhdë, duke sulmuar doktorin atje ku i dhemb më shumë kur thotë; nuk flas me ty se ti je non-grata. Kjo çështje jep klikime, por jo opozitarizëm.
Lubonja: Në vitet 90 kur Berisha ishte i gjithëpushtetshëm më ka bërë përshtypje një fjalë e Pjtër Arbronit. Ndërkohë që Berisha demonizonte komunistët që kishin shkatërruar opozitën, Arbnori tha; ne e respektojmë opozitën, pasi është pasqyra ku mazhoranca sheh veten. Berisha vazhdoi te këto të vetat. Tani po niset nga kjo për të ardhur në kohën ku jemi. Ne kemi nevojë për një opozitë që është pasqyrë, pavarësisht nga e kaluara e saj. Me rëndësi është ajo që thotë opozita, ajo që denoncon. Ajo që është dramatike është se ne nuk kemi një njeri qoftë për të larë gojën, një socialist psh, që të thotë; ne e respektojmë opozitën, që ne shohim veten në pasqyrë. Por kemi një qëndrim q i thonë; ju nuk ekzistoni. Berisha socialistëve iu kujtonte të kaluarën komuniste. Opozitë bëjnë edhe partitë e tjerë, disa të vegjël dhe ne që jemi në media. Më e rëndësishme se e kaluara jonë, ka rëndësi aho që themi, ajo që denoncojmë. Por ky injorim i gjithçkaje, këtu kemi të bëjmë me thyerje totale të pasqyrës. Ky është problemi i madh që kemi ne sot. Jemi në një gjendje të rëndë, por në fund fare kjo opozitë po ecën në një rrugë gjithnjë e më të gabuar.
Zheji: Opozita më duket se është pa pasqyrë fare.
Lubonja: Ajo që ndava unë, pasqyra janë idetë, denoncimet që bën opozita. Nëse ti nuk do e shohësh veten në atë denoncime thotë; ti je non-grata dhe s’ke të drejtë të flasësh.
Zheji: Këtë simbolikë për ‘s’ka pasqyrë’ është e rëndë. Nuk shoh që opozita të ketë platformë, të ketë agun e një force, lindjen e saj. Nuk shoh se po rritet. Nuk shoh që ka bashkim mes një grupi deputetësh dhe pjesës tjetër. Po bëhen zgjedhjet dhe praktikisht ishte më koezion gjatë foltores se sa tani që misioni u krye. Kjo e shoh, doktori e ndjen më shumë se ne, se ka instinktin e liderit të racës, se shtatori është vonë për të filluar protestat. Ofendimet dhe përplaset e mazhorancës me opozitën kanë qenë destruktive. Djegia e mandateve nuk ishte teori konspirative e studiuar për t’i falur mandatin e tretë Ramës. Ishte acarim i Berishës dhe i Bashës. Dhe kjo ishte me të drejtë, pasi doktori nuk merrte dot fjalën për procedurë për rastin e presidentit. Ndaj ai doli jashtë të bëjë në këtë rast replikën e tij para mediave. Ndaj acarimi është i madh dhe bashkëjetesa në atë parlament është e vështirë.