
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh sot se pas djegies së tre raundeve të para, tani fundi i procesit të zgjedhjes së Presidentit është i qartë.
Sipas tij shpresohet që të mos zgjidhet një President qesharak në raundin e katërt, ku edhe votat e opozitës tani nuk janë më të nevojshme.
“Ajo që më shqetëson është që ky Parlament ka treguar një mungesë serioziteti në trajtimin e çështjes së Presidentit të Republikës. Ju e arritët qëllimin tuaj që opozita të ishte e përçarë në këtë process. Ky nuk është faji juaj, por përgjegjësia jonë që nuk ishim të unifikuar në qëndrimet përballë maxhorancës. Jemi në një pozicion që është tërësisht absurd në procesin e zgjedhjes së Presidentit”, u shpreh Mediu.
Sipas tij “Opozita tani është e panevojshme në këtë proces për shkak të asaj që ka parashikuar Kushtetuta. Nëse do donim të kishim President kishte 3 rrugë: të uleshim pozitë- opozitë, pa asnjë të përjashtuar, në qoftë se nuk do arrinim këtë konsensus, opozita duhet të mendonte që të mos ngelte në mëshirën e Ramës apo Ballës. Opozita ka pasur dhe ka njerëz dinjitozë për të qenë President. Opozita duhet të përcaktonte 1 kandidat ose dy për ti vënë përballë PS-së. Procesi u paragjykua që në fillim, fundi tani është i qartë. U bëj thirrje të mos kemi një President qesharak, por i shërben interesave të vendit”.
and then