“Nuk ka hotele?”/ Fjoralba Ponari i përgjigjet ndjekësit që i komentoi foton romantike me të dashurin

fjoralba-ponari-i-dashuri-panorama-plus-1

Fjoralba Ponari festoi ditëlindjen pak ditë më parë dhe në këtë ditë të veçantë udhëtoi drejt Francës me të dashurin e saj.

Ajo ndau si rrallëherë një foto me të dashurin e saj në Instagram në një moment romantik. Ata shihen në stol në një park dhe partneri i moderatores ka mbështetur kokën tek ajo. “Paqe dhe dashuri në Francë”- shkroi ajo krah fotos.

Mirëpo, dikush i komenton: “Nuk ka hotele?”. Ky koment ka marrë edhe vëmendjen e prezantueses e cila i ka kthyer një përgjigje satirike duke i shkruar:”Jemi çift që nuk shprezojmë”.

Moderatorja ka kohë që e ka bërë lidhjen e saj publike, por nuk ndan shumë detaje apo foto me partnerin e saj në rrjetet sociale. Në fakt siç ka treguar ajo vetë kjo është zgjedhja e të dashurit të saj që nuk i pëlqen shumë vëmendja, ndaj ajo nuk shfaqet shumë shpesh me të në publik. Pak muaj më parë E ftuar me mikeshën e saj Argjira Spanca në “Ëndërrtjerrësit”, Fjoralba tha mos të habitemi nëse ajo dhe Françesko martohen para Gjirës dhe Gracianos.

Ishte vetë moderatorja që postoi foto të njëpasnjëshme me partnerin e saj rreth 3 vite më parë duke na e fshehur portretin, por gjithsesi identiteti i tij u zbulua. Në rrjet u përhapën fotot dhe u zbulua se partneri i saj është atlet në sportin e xhudos dhe inxhinier software.

 

Kohë më parë Fjoralba deklaroi se emisionin e saj “Më thuaj një dëshirë” e ka shijuar në maksimum, aq sa po mendon të bëjë dhe një fëmijë vetë. Kjo dëshirë e shprehur publikisht i habiti të gjithë, sepse Fjoralba nuk kishte folur më parë për diçka të tillë.

“Kam kaluar aq mirë me fëmijët në emision sa po e mendoj të filloj të punoj dhe vetë për një fëmijë. Të jetë për mua familjen time e dua skuadër futbolli. Dëshira është e tillë, tjetër gjë si do na rezultojë udhëtimi”, u shpreh Fjoralba asokohe.

Duket se Fjoralba dhe Françesko janë gati për faza më të mëdha në jetën e tyre.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×