VIDEO/ Broja & Co. nuk plotësojnë dot dëshirën e çmendur të Guardiolës, Liverpuli i mund me përmbysje

“Mposhtni Liverpulin 4-0”. Kjo ishte kërkesa publike që Pep Guardiola i kishte bërë Sauthemptonit të Armando Brojës për ndeshjen e prapambetur të javës së parafundit në Angli. Një rezultat i tillë sigurisht që do i jepte titullin Mançester Sitit. Por kjo dëshirë nuk do të bëhet realitet, pasi Liverpuli ka mundur sot me përmbysje skuadrën e sulmuesit shqiptar dhe kështu ka shtyrë diskutimet për titullin kampion në javën e fundit.

broja vs liverpul

Sauthemptoni, ku Broja ishte titullar, kërkoi golin në fillim të ndeshjes dhe e gjetiu shpejt me anë të Redmond. Por pastaj skuadra vendase u kthye thuajse plotësisht në mbrojtje, duke menduar vetëm për të mos pësuar edhe pse përballë kishte zgjedhjet e dyta të të kuqve, pasi Klop kishte lënë shumë tituillarë pushim. Megjithatë, Minamino gjeti golin e barazimit në fund të pjesës së parë dhe përmbysja erdhi në të dytën me anë të Matip.

Sauthempton u zgjua në fund, por nuk ia doli që të rrezikonte portën e Alison dhe kështu, skuadra e Klop triumfoi 2-1 duke e parë veten me vetëm 1 pikë diferencë nga Siti para javës së fundit të kampionatit.

SAUTHEMPTON-LIVERPUL 1-2
13’ Redmond / 27′ Minamino, 67′ Matip

NGJARJET KRYESORE

67’ GOOOL Liverpuli! Vjen përmbysja me një gol të çuditshëm në zonë, pasi një rivënie anësore dhe reflekset e Matip çojnë sferën në rrjetën e portës së vendasve.

27’ GOOOL Liverpuli! Minamino barazon shifrat me një predhë në krahun e djathtë të sulmit.

13’ GOOOL Sauthempton! Redmond kalon në avantazh vendasit me një aksion individual dhe një gjuajtje të shkëlqyer nga krahu i majtë.

10’ Broja shpërthen në krahun e djathtë dhe pasi shmang një mbrojtës mundohet të pasojë në qendër por Alison bllokon me këmbë.

FORMACIONET ZYRTARE

Sauthempton (3-4-2-1): MekKarti; Stefens, Lianko, Salisu; Uokerr-Piters, Uard-Praus, Diallo, Tella; Redmond, Eljonusi; Broja

Liverpul (4-3-3): Alison; Gomez, Matip, Konate, Tsimikas; Xhouns, Milner, Eliot; Minamino, Firmino, Zhota.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×