Shqiptari i Kosovës, Arbër Zeneli, do të jetë pjesë e skuadrës së Reims, që militon në elitën e futbollit francez, edhe për të paktën 3 sezonesh. 27-vjeçari, ka firmosur ditën e sotme rinovimin deri në vitin 2025. Kjo gjë u bë në praninë e menaxherit të tij, Ardian Aliaj.
Zeneli u transferua te skuadra franceze në vitin 2018 nga holandezën e Herenven, duke fituar menjëherë besimin e drejtuesve dhe tifozëve të Reims.
Edhe pse kaloi një periudhë të vështirë dëmtimi dhe iu desh të qëndronte jashtë fushave të blerta për shumë kohë, Zeneli, la pas dëmtimin dhe u kthye më i fortë se kurrë, duke gjetur përsëri minutat në këmbët e tij, bashkë me to, golat dhe asistes. Kësisoj klubi francez ka vendosur të blindojë 27-vjeçarin edhe për 3 vite, duke zgjatur kështu bashkëpunimin.
Arena e Lajmit

Loading…