Nën “bekimin” e Pastorit/ 44-vjeçari shqiptar kthen në “punishte” droge shtëpinë e belgut, por situata i del nga duart dhe…

Download

Tre persona, mes tyre edhe një shtetas shqiptar, rrezikojnë deri në 18 muaj burg pas zbulimit të një plantacioni kanabisi në Belgjikë.

48-vjeçari shqiptar, me ndihmën e një pastori 72 vjeçar belg, kishte kthyer shtëpinë e një të moshuari në plantacion për kultivim të lëndëve narkotike.

Shtëpia i ishte dhënë me qera pastorit, por kur pronari i shtëpisë, një 89-vjeçar belg, shkoi në shtëpinë e tij, ka gjetur në kopsht shqiptarin dhe ka ndjerë një aromë të rëndë kanabisi.

Rasti është zbuluar rastësisht, pasi banesa e shfrytëzuar por kultivimin e kanabisit është vjedhur.

Në momentin që pronari i shtëpisë ka shkuar në banesë dhe ka gjetur shqiptarin, pastori 72 vjeçar Raymond

Decoster është munduar ta fshehë.

Të nesërmen në mëngjes, pronari i pronës lajmëroi policinë. Gjatë kontrollit të banesës janë zbuluar 800 rrënjë të mbjella.

Vetë shqiptari ka rrëfyer para policisë se kishte tre muaj që qëndronte në shtëpi për t’u kujdesur për plantacionin.

Ai tha se nuk e dinte se kush ishte pas plantacionit të kanabisit. Ndërsa vetë autoritetet e drejtësisë belge kanë kërkuar 18 muaj burg ndaj 48-vjeçarit dhe një personi tjetër gjurmët e të cilit i ishin gjetur gjurmët e gishtave në plantacion.

“Klienti im pranon se ishte thirrur për t’u kujdesur për bimët e kanabisit, por ai nuk kishte të bënte me qiranë e shtëpisë dhe ndërtimin e plantacionit të kanabisit”, është shprehur avokati i 48-vjeçarit shqiptar, seanca për gjykimin e të cilit është caktuar më 13 korrik.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×