“10 mijë punësime për votë”/ Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe të vendit, që të sjellin në parlament 30 kandidatë të PS-së

 

 

 

 

Sali Berisha: Edi Rama nuk u përpoq të fshehë këtë herë krimin elektoral. Ai shpërndau 138 licencë për miliona bimë kanabis. Një bimë kanabis e ka prodhimin 1 mijë euro. Sesi i ndau mafia e drogës bimët për drogë është e thjeshtë. Rama bëri publike blerjen e votës kur dy ditë para zgjedhjeve fali 200 milionë euro gjoba dhe kamata të 10 viteve të fundit. Janë 500 mln euro PPP e koncesione.

Falja e gjobave, krim elektoral. Janë bërë mbi 10 mijë punësime shtetërore për votë. Bandat kriminale kanë vepruar më të kontrolluara se asnjëherë më parë. Bandat vepruan në 10 qarqe të vendit dhe në mbi 20 bashki, që të sjellin në parlament 30 kandidatë të PS-së. Ylli i kësaj fushate është Sara Mile, që arriti në 30 mijë, që tani po ulin votat, sepse bëhet barcaletë botërore. Bandat aty ku panë se puna e nëndheshme mund të mos realizonte objektivin, dolën haptaz në një seri bashkish, ndër të cilat në Vorë, Peshkopi, Mat, Durrës, Elbasan.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook