Macron-Ramës: Urime për fitoren e merituar më 11 maj. Do të keni mbështetjen tonë në rrugën e anëtarësimit në BE!

Presidenti francez Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren dhe rezultatin e thellë në zgjedhjet e 11 majit.

Ai u shpreh se ishte pikërisht ky rezultat që do të ndihmojë në ndjekjen e axhendës ambicioze të vendit për anëtarësimin në BE.

Shefi i Elysse tha Shqipëria do të ketë mbështetjen e Francës në rrugën e integrimit europian.

“Ju uroj për rizgjedhjen dhe mbështetjen që morët sepse është ky rezultat që do të na mundësojë të ndjekim axhendën shumë ambicioze për integrimin tuaj në BE”, tha ai.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook