Mirlind Daku “rrëmben skenën” me Rubin Kazanin. Sulmuesi shqiptar ia doli që të shënojë gol ndaj Khimkit, në ndeshjen e kampionatit rus, të luajtur në Arena Khimki.
Në minutën e 12-të, ai u shërbye mjaft mirë dhe me një të djathtë tokazi mposhti portierin kundërshtar.
Një gol ky shumë i rëndësishëm për lojtarin e Kombëtares, i cili renditet i dyti në listën e golashënuesve në kampionat, me 13 gola.
Në minutën e43-të, Daku pati shansin e artë që të shënojë përsëri, por nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.