Lezhë – Ndërsa numërimi i votave po shkon drejt fundit, gara për mandatin e katërt në qarkun e Lezhës është shndërruar në një betejë të vërtetë votë më votë. Pa llogaritur votat e diasporës, Partia Demokratike kryeson me 29,483 vota, përballë 27,585 votave të Partisë Socialiste, me një diferencë prej 1,898 votash.
Megjithatë, votat e diasporës kanë ngushtuar ndjeshëm këtë diferencë. Nga 11,275 zarfe të numëruara, PS ka marrë 5,360 vota, ndërsa PD 3,868, duke reduktuar avantazhin e PD-së në vetëm 406 vota.
Në kuti kanë mbetur për t’u numëruar edhe 566 vota nga diaspora, dhe këto mund të jenë vendimtare. Nëse PS arrin të fitojë të paktën 407 vota më shumë se PD në këtë pjesë të mbetur, ajo siguron mandatin e katërt në Lezhë – një mandat kyç në garën kombëtare.
Situata është shumë e tensionuar, ndërsa sytë janë kthyer nga çdo votë që del nga zarfet e diasporës. Lufta për një votë më shumë mund të përkthehet në një mandat më shumë në Kuvend.
(Arena e Lajmit)