Të reja të rëndësishme vijnë së fundmi nga Serie B. Nëse Brescias, i zbriten 4 pikë, kjo do të thotë se Sampdoria, e cila kishtë rënë nga kategoria në fund të sezonit të rregullt, mund t’i jepet një shans i dytë për mbijetesë në ndeshjet play-out.
Vendimi për Brescia-s vjen si rezultat i parregullsive në lidhje me pagesën e lojtarëve dhe stafit në muajin shkurt.
Në pritje të një vendimi zyrtar nga autoritetet përkatëse, ndeshjet play-out të Serie B janë pezulluar përkohësisht.
Nëse vendimi i fundit konfirmohet, Brescia bie në Kategorinë e 3-të. Sampdoria e vendit të 17-të dhe Salernitana e të 16-tit, do të përballeshin në një ndeshje direkte, për të përcaktuar ekipin që mbijeton. Përfituesi më i madh i kësaj situate është Frosinone, që do shpëtonte përfundimisht.