Skuadra e Rizesporit regjistroi fitore të thellë 6 me 3 ndaj Goztepe në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Superligën e Turqisë.
Padyshim kjo mbrëmje ishte për sulmuesin shqiptar të Kosovës, Altin Zeqirin. Ai shënoi dy herë dhe bëri dy asiste në fitoren e skuadrës së tij.
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës u fut në lojë në pjesën e dytë dhe për 45 minuta bëri 4 kontribute për gol. 24-vjeçari këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asiste.
Zeqiri | 🇹🇷 Rizespor 4-2 Göztepepic.twitter.com/gLCm0AkQzx
— Goals Xtra (@GoalsXtra) May 18, 2025