Ndeshja ndaj Sasuolos vlen një medalje kampioni për futbollistët e Milanit, por edhe një premio shumë të majme të vendosur nga drejtuesit e klubit kuqezi që nuk janë kursyer për të arritur këtë objektiv shumë të rëndësishëm që i mungon prej më shumë se një dekade.
Gjithçka është vendosur bashkërisht me futbollistët, të cilët kanë gjetur akordin prej javësh për atë që do të jetë shpërblimi i tyre financiar në rast fitoreje të titullit. Sipas “La Repubblica”, secili nga futbollistët e drejtuar nga Stefano Pioli do të përfitojnë 200 mijë euro për fitoren e titullit kampion. Një shifër e majme që tregon se sa është gati të shpenzojë klubi për të kthyer lavdinë e viteve të shkuara dhe për të bërë Milanin përsëri numrin 1 në futbollin italian.
Ndërkohë, nuk ka asnjë lajm mbi festën e mundshme që do të organizohet nëse bëhet realitet fitorja e titullit këtë fundjavë. Klubi nuk mund të festojë në “San Siro” ku atë natë luan edhe Interi, me stadiumin e bllokuar prej zikaltërve deri në orën 22:00. Ndaj të vetmet mundësi për një festë publike janë në “Piazza Dumo” apo përpara “Casa Milan”.
Arena e Lajmit

Loading…