Afera ‘Partizani’! Sot seanca paraprake, GJKKO pritet të vendosë nëse dosja për Berishën e Malltezin do kalojë për gjykim

Sot, në orën 11:30, GJKKO do të mbajë seancën paraprake për dosjen “Partizani”, ku do të vendoset nëse ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të kalojnë në gjykim.

Në këtë seancë, gjyqtarja Floreja Davidhi do të shqyrtojë kalimin e dosjes për gjykim për të pandehurit Berisha, Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begejan dhe Andia Pustinën. Mbrojtësit e Berishës kanë tentuar të shtyjnë procesin, teksa kanë hedhur edhe akuza ndaj gjyqtares së hetimit paraprak, Irena Gjoka, lidhur me një dënim të supozuar në Greqi për falsifikim dokumentesh.

Në seancën e fundit, më 5 maj, mbrojtja e Berishës kërkoi revokimin e vendimit për pavlefshmërinë e disa provave, duke pretenduar se çdo vendimmarrje e gjyqtares Gjoka do të ishte e pavlefshme nëse dokumenti i dënimit është autentik. Gjithashtu, më 13 maj, GJKKO rrëzoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Floreja Davidhi nga dosja.

Gjyqi I Berishes2
Gjyqi I Berishes2

Nëse dosja kalon për gjykim, Berisha dhe Malltezi do të përballen për herë të parë me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×