Tenis/ Rikthim i hidhur për Sinner, Alcaraz mund italianin, triumfon në Romë për herë të parë

Carlos Alcaraz fiton ATP  d’Italia 2025. Në Romë, kampioni spanjoll mposht Jannik Sinner në finale në dy sete (7-6, 6-1) dhe fiton për herë të parë në karrierë këtë turne. Në fushën qendrore të Foro Italico, për një orë zhvillohet një ndeshje e ngushtë dhe e balancuar, por më pas ndeshja kthehet në një monolog spanjoll.

Në setin e parë, Alcaraz shpëton dy mundësi për set në 6-5, dhe më pas fiton “tie-break”-un me ftohtësi dhe qartësi. Në setin e dytë, Sinner bie fizikisht dhe Carlos fiton lehtësisht me rezultatin e pastër 6-1.

Pas një mungese tre mujore nga turnet për shkak të çështjes Clostebol, Sinner arrin në finale në Romë, por zgjat vetëm një set kundër Alcaraz-it, përpara se të humbasë terren, besim dhe të mposhtet nga goditjet e fuqishme të spanjollit, duke treguar se është ende në fazë “ngrohjeje” dhe në kërkim të formës së duhur fizike dhe teknike për të imponuar lojën e tij.

Për rreth një orë, numri një i botës arrin të qëndrojë në nivelin e spanjollit, i përgjigjet goditje për goditje, por nuk përfiton nga disa raste të favorshme dhe me kalimin e kohës mungesa nga garat ndikon në të gjitha aspektet, përballë një Alcaraz-i në super formë në fushën me dhe të Romës.

Të dy tenistët tashmë do të bëhen gati për të marrë pjesë në Gran Slam e Roland Garros, që do të zhvillohet në Paris, nga e diela 25 Maj deri në 8 Qershor.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook