Shqipëria U17 do të përballet këtë të hënë me Portugalinë, në ndeshjen e parë të Europianit të të rinjve, që mbahet në vendin tonë. Bino Maçães, tekniku i portugezëve doli në konferencë për shtyp, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
“Objektivi ynë ishte kualifikimi në Europian pasi në këtë mënyrë siguruam edhe kualifikimin në Botëror. Por tani dua që lojtarët të jenë të fokusuar pasi përballë do të kemi një rivale me të cilën duhet që të dimë edhe të mbrojmë.
Emri i vogël i Shqipërisë nuk e bën një ekip që nuk sjell rrezik. Duhet të luajmë me shumë respekt për forcën e tyre.Mendoj se të pranishmit në stadium mund të mos jenë një faktor për ne, por sigurisht do të ndikojë te rivalët tanë”, tha Maçães.