Kërkuan pamje filmike në KQZ, Rama mesazh deputetëve: Jemi një skuadër, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh kandidatëve për deputetë socialistë që humbën garën pas përfundimit të procesit të numërimit të votave preferenciale të Diasporës.

Siç raporton gazetari i News24, Ergys Gjençaj, Rama thotë në mesazhin e tij se ka marrë me trishtim njoftim për disa veprime të izoluara që synojnë kontestimin e rezultateve përmes kërkesave për rinumërim apo hetim të votave preferenciale.

“Nuk mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por do këshilloja që kjo rrugë të mos ndiqet”, thotë Rama në mesazhin e ti

Edi Rama: Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!

Natyrisht që nuk mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër dhe unë dua që kështu të mbetemi do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge.

Sepse së pari humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.

Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh.

E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook