Procesi i numërimit të votave të diasporës po shkon drejt përfundimit. Aktualisht, në ambientet e Parkut Olimpik në Tiranë ka mbetur për t’u përmbyllur vetëm numërimi për qarkun e Elbasanit, ku janë edhe 10 kuti votimi ende pa u hapur.
Gazetari Ergys Gjencaj, në një raportim live për News 24, bëri me dije se në dy orët e ardhshme pritet të mbyllet i gjithë procesi për këtë qark, përfshirë si votat për partitë politike ashtu edhe ato preferenciale për kandidatët.
Ergys Gjencaj: Këtu te Parku Olimpik, numërimi për votat nga diaspora, po shkon drejt fundit. Ka mbetur pa numëruar vetëm vota për diasporën për qarkun e Elbasanit. Janë rreth 10 kuti votimi që duhet të numërohen dhe të vlerësohen nga numëruesit. Maksimumi për dy orë përfundon edhe numërimi i votave për diasporën në qarkun e Elbasanit, për partitë politike dhe për votat preferenciale.
(Arena e Lajmit)