Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka hedhur akuza të forta ndaj procesit zgjedhor tw11 majit, duke e cilësuar atë si të manipuluar dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe kushtetuese.
Berisha deklaroi se zgjedhjet nuk përmbushën asnjë nga kriteret e përcaktuara në Kartën e Kopenhagenit, Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin Zgjedhor, duke theksuar se “në kushtet kur këto norma janë shkelur, nuk kemi të bëjmë me një proces zgjedhor të vërtetë, por me një farsë zgjedhore”.
“Në përputhje me ligjet ndërkombëtare, Kartën e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira, Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, kërkohet që zgjedhjet të zhvillohen mbi parime të qarta demokratike. Në të kundërt, ato nuk janë zgjedhje, por një farsë”, u shpreh Berisha.
Ai i bëri thirrje mediave që të mos përdorin më termin “zgjedhje”, por “farsë zgjedhore”, duke theksuar se procesi ka shkelur parimet më themelore të demokracisë për të cilat Shqipëria është angazhuar ndërkombëtarisht.