Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke e quajtur atë një farsë të diktuar nga bandat dhe të mbështetur nga qeveria. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se me Edi Ramën në pushtet, zgjedhjet e lira janë të pamundura dhe asnjë rezultat nuk mund të konsiderohet legjitim mbi atë që ai e cilësoi si “falsifikim monstruoz”.
Sipas tij, procesi zgjedhor është dënuar që përpara zhvillimit të zgjedhjeve nga katër rezoluta ndërkombëtare, duke shtuar se edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të duhej ta kishte shpallur atë si një farsë. “Ne ia dolëm që të bindim qendrën e djathtë në botë se narko-diktatori i Tiranës zhvillon farsë dhe jo zgjedhje,” – u shpreh Berisha, duke akuzuar Ramën se ka shndërruar zgjedhjet në një proces të manipuluar në mënyrë kriminale.
Kreu i PD Sali Berisha: Bandat diktuan vullnetin e votuesve. Me Edi Ramën në qeveri nuk ka zgjedhje të lira kurrë. Asnjë rezultat nuk mund të nxirret mbi falsifikim monstruoz që u bë në këto zgjedhje. KQZ do thoshte se procesi zgjedhor ishte farsë. Zgjedhjet u dënuan nga 4 rezoluta ndërkombëtare përpara se të mbahen. Ne ia dolëm që të bindim qendrën e djathtë në botë se narko-diktatori i Tiranës zhvillon farsë e jo farsë. Komuniteti ndërkombëtar nuk firmos me dokumente të paragjykuara.