“Të çmendur” pas Napolit, rekord kërkesash për bileta nga tifozët, në prag të ndeshjes ndaj Cagliarit

Që në Napoli janë të çmendur për futbollin, kjo tashmë nuk përbën asnjë risi. Dashuria për lojën më të bukur në botë, duket se këtë herë i ka kaluar kufijtë, kjo pasi në Napoli janë në pritje të kurorëzimit si kampion për here të 4.

Serie A është futur në javën e fundit dhe vendimtare për titullin kampion. Napoli kryeson renditjen me një pikë më shumë se Interi i vendit të dytë. Të kaltrit e Antonio Contes do të luajnë në shtëpi ndeshjen e fundit ndaj Cagliarit. Napoli ka mundësinë të festojë në stadiumin “Maradona” titullin kampion, në rast të një fitoreje.

Interesi për këtë ndeshje ka qenë i çmendur. Kompania e biletave njoftoi se shitja do të niste në orën 15:00 dhe ishin mbi 400 mijë tifozë që kërkonin biletë. Interesime të mëdha, nga tifozët që duan ta ndjekin ekipin e tyre në stadium në këtë sfidë të veçantë. Në rast fitimi të trofeut, festa do të zhvendoset edhe në qytet.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook