“Edi Rama nuk ikën nga ndërkombëtarët, por vetëm me lëvizje popullore”/ Berisha në LOG: Unë kam thënë se do të mbroj votën, por kurrë me kallashnikov

Në një intervistë në emisionin “LOG” në News24, kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh se rrëzimi i Edi Ramës nuk bëhet përmes ndihmës së ndërkombëtarëve, por me lëvizje popullore nga brenda.

Berisha tha se në 32 vjet fushatë, kjo fushatë për zgjedhjet e 11 majit ishte më e mira ku ai u përkushtua për ti paraqitur shqiptarëve një program të konsultuar me dy fondacione të huaja të specializuara.

“Kam marrë në këtë fushatë kryestrategun e botës, Chris LaCivita, kam bërë gjithçka për të qenë totalisht i përkushtuar për të mos thënë që nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Unë kam thënë se do të mbroj votën por kurrë me kallashnikov. Por Edi Rama nuk ikën nga ndërkombëtarët pasi diktatorët rrëzohen vetëm me lëvizje popullore”, tha Berisha.

Sali Berisha: Nëse marrim këtë rezolutë, kjo flet për blerje vote përmes pagesave për pensione, blerje vote me punësime, pra zbërthen të gjitha aspektet e terrenit vetëm 10 ditë para zgjedhjeve. Këtu ka firmosur partia e Merz dhe 82 parti të tjera evropiane.

Kam punuar në këtë fushatë në mënyrën më profesionale e të përkushtuar të jetës time. Kurrë më parë skam bërë një të tillë. Kam paraqitur një program të konsultuar me dy fondacione të huaja të specializuara.

Kam marrë në këtë fushatë kryestrategun e botës, Chris LaCivita, kam bërë gjithçka për të qenë totalisht i përkushtuar për të mos thënë që nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Unë kam thënë se do të mbroj votën por kurrë me kallashnikov.

Edi Rama nuk ikën nga ndërkombëtarët pasi diktatorët rrëzohen vetëm me lëvizje popullore.

()

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook