“Patëm farsë elektorale edhe në 2021”, Sali Berisha: Lulzim Basha nuk luftoi për votën e lirë, por për karriken e tij

Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, i ftuar në LOG në News24, pohoi se zgjedhjet ishin farsë edhe në vitin 2021, por Lulzim Basha nuk luftoi për votën e lirë, por për karriken e tij.

Sipas Berishës, në vend që Basha të bënte avokatin e votës së shqiptarëve në arenën ndërkombëtare, ai mblidhte Kuvendin e PD për të mbajtur karriken e tij.

“Lulzim Basha nuk luftoi për betejën e mbrojtjes dhe farsën elektorale, por luftoi vetëm të mbante karriken e tij. Nuk bëri avokatin e votës së lirë. U fut në proces për veten e tij, me Kuvendin për të qëndruar në krye të PD dhe jo të merrej me atë që ndodhi në votimet e 2021, ku raporti i cilësoi të fituara nga partia-shtet. Ai u pajtua me atë që ndodhi. Ndërsa unë këtë rrugë që po bëj sot, e kam bërë edhe në 2001, madje e kam pasur edhe më të vështirë” – tha Berisha.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook