Dhoma që “flet”: çfarë gjeti FBI në hotelin e Diddy-t që po bën xhiron e rrjeteve

Gjykata e Qarkut të SHBA-së për Distriktin Jugor të New Yorkut ka publikuar fotografi të sendeve të gjetura në dhomën e hotelit të reperit Sean “Diddy” Combs në shtator të vitit 2024, pak para se ai të ndalohej nga autoritetet.

Sipas dëshmisë së agjentes speciale Yasin Binda, në dhomën luksoze u gjetën dy çanta të fshehura në një dollap – njëra e mbushur me shishe vaji për foshnje dhe tjetra me lubrifikantë. Shishe të tjera me të njëjtin vaj u zbuluan edhe në tualet, duke forcuar pretendimet e dëshmitarëve se Diddy i përfshinte këto produkte në aktivitetet e tij seksuale, të cilat i quante “off-e të çuditshme”.

Hetuesit zbuluan gjithashtu një çantë me një shishe ilaci të përshkruar për dikë me emrin Frank Black, si dhe një shishe të etiketuar me klonazepam, brenda së cilës kishte dy bustina me pluhur rozë. Analizat treguan se në njërën bustinë kishte ketaminë, ndërsa në tjetrën një përzierje të ketaminës dhe MDMA-së.

Në vendngjarje u gjetën edhe 9,000 dollarë në para të gatshme, ndërsa në dosjen e hetimit përfshihen edhe foto të ish-partneres së Diddy-t, këngëtares Cassie Ventura, ku shfaqet me mavijosje dhe gërvishtje në fytyrë dhe në trup – elementë që mund të ndikojnë ndjeshëm në hetimin penal ndaj reperit.

Rasti po vijon të zgjerohet, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar se analizat e mëtejshme janë ende në proces për të përcaktuar të gjitha shkeljet ligjore të mundshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook