
Moderatorja Kiara Tito e ftuar në një intervistë në Top Albania Radio, erdhi ndryshe me projekte të reja dhe duket se, jo shumë në fushën e saj.
Ajo ka treguar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj, familjen dhe projektet e reja. Ajo ka treguar se shumë shpejt do të sjellë së bashku me Luizin një film për të cilin ka nisur puna.
“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë, është hera e parë që e them. Ai e ka thënë pak edhe në Story megjithatë nuk kishte asgjë konkrete. Tani është momenti që ne jemi në fillimet tona sepse filmi normalisht që do shumë kohë që të dalë, por ky është një projekt që ne kemi dëshirë që ta bëjmë sa më shpejt. Në vazhdimësi do t’i mbledhim të gjitha detajet.”
Do të jetë një film komedi apo një film që flet për historinë e tyre të dashurisë?
Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda, ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri?!