Qeveria miraton trajtim të njëjtë për forcat rezerviste, njësoj si ushtarakët aktivë

Qeveria miratoi në mbledhjen e radhës, normat dhe afatet e përdorimit të uniformës ushtarake që përdoret në shërbimin ushtarak rezervist të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Sipas vendimit të qeverisw,  ushtarakët e shërbimit rezervist të Forcave të Armatosura, të cilët dërgohen në misione ushtarake jashtë vendit, përfitojnë të njëjtin trajtim me uniformë si ushtarakët aktivë që marrin pjesë në këtë lloj veprimtarie.

Uniforma, gradat, shenjat dhe simbolet, që mbahen në uniformë do tw jepen pa pagesë pwr forcat rezerviste.

Prej janarit 2025, kushdo që i plotëson kriteret, mund të bëhet pjesë e Forcës Rezerviste në Shqipëri.

Ligji që është votuar më 19 dhjetor të 2024-tës, ka hyrë tashmë në fuqi dhe parashikon që Forca Rezerviste të përbëjë 20% të forcës aktive në ushtri, ose të arrijë një personel prej rreth 2.100 vetash në 5-6 vjetët e ardhshëm.

Sipas ligjit, mosha maksimale për t’u bërë pjesë e Forcës Rezerviste është 50 vjeç për ushtarët/detarët, 55 vjeç për nënoficerët dhe 60 vjeç për oficerët.

Kohëzgjatja e shërbimit si rezervist është nga 14 deri në 45 ditë në vit, por edhe më gjatë, në rast se kërkohen stërvitje më specifike, pjesëmarrje në operacione apo misione ndërkombëtare të drejtuara nga OKB/NATO/BE, në operacione apo misione humanitare apo në operacione në mbështetje të mbrojtjes civile.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook