Operacioni antidrogë në Itali e Shqipëri, gazetari Çelmeta: Antimafia italiane i kërkoi më 21 shkurt GJKKO-së dhe SPAK të firmosnin urdhër-arrestet

Gazetari i News24, Igli Çelmeta, në një lidhje në skype në emisionin “LOG.” në News24, i pyetur për detaje nga megaoperacioni antidrogë i shtrirë në Itali e Shqipëri, tha se Antimafia italiane ka kërkuar nga SPAK e GJKKO të firmosnin urdhër-arrestet që në 21 shkurt të këtij viti.

Sipas gazetarit Çelmeta, deri më tani, janë 2 njoftime zyrtare, njëi antimafias italiane dhe një nga SPAK, ku nuk thuhet cilët janë personat për të cilat janë lëshuar urdhërarreste nga policia shqiptare,  as inicialet, apo sa urdhër-arreste janë lëshuar nga autoritetet shqiptare.

“Nuk ka informacion zyrtar nga SPAK. Kemi marrë informacion për ndalimet në Vlorë, Fier e Tiranë por jo emrat e tyre.

Tek dosja e antimafias italiane, prokurori i Antimafies në 21 shkurt 2025 i ka kërkuar SPAK të firmosë urdhërarrestet, operacioni u krye pas zgjedhjeve, të bën të dyshosh se ky operacion u la të zhvillohet pas zgjedhjeve”, tha Çelmeta.

Sipas tij, janë 30 urdhër-arreste që firmosen nga GJKKO.

“Këto kanë qenë në dorë të SPAK e GJKKO”, tha gazetari i News24.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook