“Të bëhesh pjesë e LSE-së, sfidë e vështirë”, zv.rektorja e Universitetit Luarasi, Anni Dasho Sharko në Log: Jemi vlerësuar me “ekselent”

Universiteti Luarasi tashmë është pjesë e “London School of Economics” (LSE). Zëvendës rektorja e Luarasit, Anni Dasho Sharko, e ftuar në LOG në News24, pohoi se nuk ka qenë e lehtë aplikimi, por tashmë të dyja palët janë të kënaqur nga ky bashkëpunim.

Sipas zonjës zv.rektores së Luarasit, aplikimi zgjati pak edhe për shkak të pandemisë, por LSE ka vlerësuar punën që është bërë në Universitetin Luarasi.

“Së bashku me presidenten e Universitetit Luarasi, Fabjola Hysenbelliu, e patë, të vështirë. Të aplikosh të bëhesh pjesë e LSE-së, kur ta marrësh tre programe bachelor, nga më të njohurat në botë dhe rajon, ishte një sfidë shumë e madhe, por u bë realitet. Aplikimi kaloi në një periudhë e gjatë, rreth 7 vite, sepse pandemia bëri punën e saj. Por tani jemi akreditur. Realisht ndihemi të vlerësuar, pasi nuk është kthyer asnjë dokument dhe jemi vlerësuar me “ekselent”.

Synimi është totalisht në fakultetet ekonomike, por ne kishim edhe një degë tjetër, në lidership, por sugjerimi nga LSE, ngaqë ne kishim një fakultet IT, i cili kishte ecur me hapa galopantë në 3-4 vite, ata na sugjeruan të kalojmë tek analitika. Kjo nisur edhe nga kërkesa e studentëve” – u shpreh ndër të tjera zonja Dasho.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook