“IT dhe inteligjenca artificiale po bëjnë përparime të mëdha”, pedagogu i Luarasit, Hoxhalli: Te ne bëhen analiza të mirëfillta të biznesit

Pedagogu i TIK në Universitetin Luarasi, Gentian Hoxhalli, i ftuar në Log. në News24, pohoi se programet që zhvillohen në fakultetet e Luarasit lidhen kryesisht me nevojat që ka tregu, por edhe përparimin e disa profesioneve që kanë lidhje me IT dhe inteligjencën artificiale.

Duke iu referuar data since, Hoxhalli theksoi se kjo e bën studentin të realizojë analiza të mirëfillta të biznesit, në mënyrë që të jenë të kuptueshme dhe me saktësi sa më të lartë, duke përdorur të gjithë elementët.

“Është bërë një analizë se çfarë kërkon tregu i punës rajonal dhe ai ndërkombëtar, duke iu referuar kapaciteteve që mbart Universiteti Luarasi. Kemi kaluar në filtra seriozë, në mënyrë që të ecim përpara në tre programet që bashkëpunojmë. Janë programe model dhe të kohës.

IT dhe inteligjenca artificiale po bëjnë përparime të mëdha dhe në 10 vitet e fundit është ndër profesionet më të kërkuara dhe jo më kot Luarasi është fokusuar në këto programe. Pikërisht data since e bën studentin realizojë analiza të mirëfillta të biznesit, në mënyrë që të jenë të kuptueshme dhe me saktësi sa më të lartë, duke përdorur të gjithë elementët, matemamatikë, statistikë dhe inteligjencë artificiale. Ne u pranuam në LSE sepse edhe pedagogët u kaluan në filtra të mirëfilltë” – theksoi Hoxhalli.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook