Përgjegjësi i Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë në Universitetin “Luarasi”, Agim Alia i ftuar në “LOG.”, tha se programet e LSE nga viti i ardhshëm akademik do jenë pjesë e këtij universiteti.
Alia shpjegoi se diploma e LSE që merret në Luarasi pas studimeve është e njëjtë nga pikëpamja ligjore me atë që merr një student në Londër në LSE.
Sipas Alisë, kemi të bëjmë me hapa drejt ndërkombëtarëzimit të institucioneve të arsimit në vend, për të frenuar largimin e maturantëve nga vendi.
Agim Alia: Është e lidhur me ndërkombëtarizimin. Ditët e sotme institucionet e arsimit të lartë kanë një influx dhe out flux të studentëve. Shkojnë për të studiuar jashtë por duan të njëjtat standarde dhe brenda. Pohoj se kemi një numër të konsiderueshëm të maturantëve që duan të aplikojnë në institucione më të mira jashtë. 3000 maturantë që regjistrohen në më të mirat.
Edhe në strategjinë e ndërkombëtarizimit një ndër prioritet të qeverisë të tërheqin institucionet më të mira jashtë që të frenojmë largimin e maturantëve. Një gjë të tillë e bën universiteti i Londrës, ndër më të mirat e botës.
Pyetja që bëhet nga çdo maturantë, kjo diplomë në qendrën tonë është e njëjtë nga pikëpamja ligjore nga studentët që ndjekin studimet në Londër. Nuk ka asnjë kleçkë. Diploma që lëshohet është e njëjta si nga forma, përmbajtja. Përfitimet nuk janë vetëm nga aspekti financiar.
()