“Halla”, “Daja”, “Nona”, “Gjyshja” “Gipsi”, “Gabeli”, “Kili”/ Zbardhen nofkat që përdornin trafikantët e kokainës. Detaje të reja nga mega-operacioni i SPAK dhe anti-mafies italiane

Zbërthimi i aplikacioneve të krimit Sky Ecc, EncroChat dhe Matrix ka rezultuar një “thesar” për anti-mafian italiane dhe Strukturën e Posaçme Anti-korrupsion, SPAK, duke çuar në identifikimin e një rrjeti gjigant të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, por edhe në Itali e Shqipëri. SPAK lëshoi 52 urdhër-arreste, 42 prej të cilëve janë ekzekutuar. Anëtarët e grupit kriminal janë shqiptarë por edhe italianë.

Në pjesën shqiptare, baza e grupit ishte në Durrës, ku funksiononin, siç u shpreh sot edhe kreu i SPAK Altin Dumani në konferencën me prokurorët italianë, në disa nën-grupe duke bashkëvepruar në trafikimin e lëndëve narkotike, ndër to droga të forta si kokaina e heroina si dhe në transportimin e shumave të mëdha në euro nga shtetet e Europës drejt Shqipërisë.

Nga zbardhja e dosjes italiane për rrjetin kriminal, zbulohen edhe nofkat që përdornin anëtarët e rrjetit, si një përpjekje për të ruajtur anonimatin dhe fshehur identitetin e vërtetë.

Genci Telollari për të cilin SPAK lëshoi sot urdhër-arresti thirrej edhe si “Lo Zio” ose “daja”. Nuredin Kiptiu njihej me disa nofka si ‘Nuro’, ‘Nero’ (Gabeli), ‘Blaki’ dhe ‘Dino’. Ekil Nderjaku mbante nofkën “Kili”. Erigels Presi njihej edhe si “Seriali”, “Gelsi” e “Enrico”. Ndërsa Adi Coba thirrej si “Gipsi”, “Bazholi” e “Bestia”.

Shtetasja italiane, pjesë e dosjes hetimore të anti-mafias, Serafina Palazzo mbante nofkën “La Zia” (tezja ose halla), ndërsa Francesca Caputi thërritej edhe si “La nonna” ose “gjyshja”. Giovanni Signorile thërritet edhe si “Il Padre di quello”.

Agron Ganaj një tjetër shqiptar i përfshirë në trafikun e dosjes mban nofkën “Goni”, “Marco” dhe “Jubi”.

Në dosjen italiane zë vend edhe Elvis Doçi i cili thërritet si “Visi i Pojës” dhe Ervis Deti që mban edhe nofkën “Visi” e “Po Po”.

Po ashtu, anëtarët e grupit kriminal përdornin kode edhe në bisedat mes tyre ku në pjesë të mirë të tyre i referoheshin lëndëve narkotike, por po përmes nofkave identifikonin edhe efektivët e policisë apo ata që shërbenin në rolin e korrierëve.

Shprehje të tilla si “e bardha” identifikojnë lëndën narkotike të llojit kokainë. “E kuqja” mendohet se lidhet me heroinën, një tjetër drogë e fortë.

Gjithashtu përdoren edhe termat “mall” dhe “punë” ku i referohen aktivitetit që ushtrohet, trafikut të drogës. Në bisedat mes anëtarëve të rrjetit kriminal, efektivët e policisë etiketohen “të zinj”.

Nuk mungojnë as termat “gol” dhe “bingo” të cilat i referohen, sipas bisedave, dinamikës së trafikimit të lëndës narkotike.

14 nga shtetasit shqiptarë për të cilët është urdhëruar “Arrest me burg” janë:

Ekil Nderjaku
Indrit Tafili
Gertin Aliu
Adi Çoba
Ervis Deti
Agron Ganaj
Zenit Shtraza
Genci Telollari
Redi Tusha
Ervis Doçi
Nuredin Kiptiu
Arsen Leskaj
Erigels Presi
Leonard Shakaj

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook