Zyra e DEA-s amerikane zyrtarisht aktive në Shqipëri, ambasada e SHBA ndan njoftimin: Nëse keni informacione për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, na kontaktoni në WhatsApp

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve, DEA, është aktive edhe në Shqipëri.

Ambasada fton qytetarët që të ndajnë informacionet nëse janë në dijeni të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave që vijnë nga kjo veprimtari e paligjshme.

Ambasada amerikane thekson gjithashtu se DEA ka vënë në dispozicion kontaktet ku qytetarët mund të përcjellin të dhënat.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në postimin e ambasadaës së SHBA.

Njoftimi i ambasadës së SHBA
Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Screenshot 134
Screenshot 134

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook