Kid Cudi dëshmon kundër Diddy: Makina ime u dogj pasi dola me Cassie

Reperi i njohur Kid Cudi (Scott Mescudi) ka dëshmuar në një sallë gjyqi në Manhattan, duke sjellë përpara gjykatës një tjetër akuzë të rëndë ndaj Sean “Diddy” Combs. Në kuadër të procesit për trafikim seksual ku Diddy është i paditur, Cudi ka treguar për një incident të pazakontë dhe shqetësues që lidhet me jetën e tij personale në vitin 2011.

Sipas dëshmisë së Cudi-t, gjithçka nisi kur ai kishte nisur një lidhje me këngëtaren Cassie Ventura, ish-e dashura e Diddy-t. Në dhjetor të atij viti, Cudi mori një telefonatë të shqetësuar nga Cassie, e cila e paralajmëroi se Diddy kishte zbuluar lidhjen e tyre dhe dinte adresën e tij.

Kur Cudi u kthye në shtëpinë e tij në Hollywood Hills, ai gjeti dhuratat e çelura, qenin e mbyllur në banjo dhe dyshoi menjëherë për një hyrje të paligjshme. Ai raportoi ngjarjen në polici, ndërsa pak kohë më pas marrëdhënia e tij me Cassie mori fund.

Por incidentet nuk përfunduan këtu. Në janar të vitit 2012, kujdestarja e qenit të Cudi-t e informoi se makina e tij ishte përfshirë nga flakët në mënyrë të mistershme, ndërsa ndodhej e parkuar në oborrin e shtëpisë.

Ky episod u përmend për herë të parë në padinë civile të ngritur nga Cassie Ventura në vitin 2023, ku ajo pretendonte se Diddy kishte urdhëruar djegien e makinës së Cudi-t si formë hakmarrjeje.

Nga ana tjetër, Diddy i ka mohuar kategorikisht të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook