Duke ngrënë drekë te Gjiri i Lalzit dhe me pistoletë me vete, dalin pamjet e arrestimit të 3 të rrezikshmëve në Durrës

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Enigma”, një aksion që çoi në arrestimin e 7 shtetasve, mes tyre 3 persona të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale në fushën e krimeve kundër personit dhe trafikut të drogës.

Ndërsa, tashmë efektivët kanë publikuar edhe pamjet e arrestimit të shtatë personave. Të prangosurit kanë qenë duke ngrënë drekë, kur policia është afruar dhe i ka arrestuar.

Më pas, të dyshuarit janë shtrirë në tokë dhe janë prangosur. Me shpejtësi janë dërguar në komisariatin e qytetit bregdetar.

Mes të ndaluarve janë edhe persona të kërkuar ndërkombëtarisht, përfshirë Xhevdet Plakun, i arratisur nga burgu në Itali. Gjatë operacionit u sekuestruan armë, municione, para.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook