“Tërmet” tek M.United, “Djajtë e Kuq” nxjerrin të gjithë lojtarët në shitje

Zhgënjimi historik këtë sezon i Manchester United do të sillte sigurisht pasoja të forta dhe në fakt kështu do të jetë

Manchester United ka vendosur t’i nxjerrë të gjithë lojtarët në shitje para merkatos së verës, sipas raportimeve të fundit që vijnë nga mediat në ishull. Pas humbjes 1-0 në finalen e Europa League kundër Tottenhamit, që i privoi nga trofetë dhe kualifikimi në Champions League, klubi po përgatitet për një “shitje masive” për të mbledhur fonde.

Skuadra ndodhet në vendin e 16-të në Premier League dhe ka humbur një mundësi të madhe për të arkëtuar rreth 100 milionë euro. Trajneri Ruben Amorim do të duhet të sigurojë vetë pjesën më të madhe të buxhetit për përforcime, me portugezin që dështoi në këtë gjysëm sezoni të tijin të pare në Angli.

Emra si Bruno Fernandes, Kobbie Mainoo, Harry Maguire, Alejandro Garnacho dhe Andre Onana mund të shiten, ndërsa për lojtarë si Rashford, Antony dhe Sancho, që janë huazuar, do të kërkohen shitje përfundimtare.

Vlera e aksioneve të klubit ka rënë me 60% këtë sezon, dhe bashkëpronarët e rinj, INEOS dhe Sir Jim Ratcliffe, kanë nisur masa shtrënguese për të stabilizuar financat – me gjasë, masa të tjera janë në horizont.

Një tërmet i vërtetë për “Red Devils”, një prej skuadrave më të titulluara jo vetëm në Angli por edhe në kontinent.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook