“Kodi aktual zgjedhor strapacoi kandidatët e listës së hapur”, Reldar Dedaj: Lidershipi i PD mbylli sytë dhe veshët, kambanë alarmi për të djathtën

Gazetari Reldar Dedaj, i ftuar në “Opinion” në Neës24, pohoi se Kodi aktual zgjedhor e strapacoi kandidatin e listës së hapur, duke e futur në konflikt madje edhe me kolegun e së njëjtës forcë politike.

Sipas Dedajt, në listën e PD nuk pati asnjë kandidat të ri të ardhur nga jeta akademike, siç ka patur thuajse në çdo palë zgjedhje, ndërsa kandidatët e listave të mbyllura të PD-së nuk organizuan asgjë në terren për t’u ardhur në ndihmë kandidatëve.

“Surpriza ime kanë qenë disa kandidatë që kanë marrë shumë vota, Auloni, Tabaku, Alimehmeti e të tjerë. Vota që ka shkuar për këta është një sinjal për lidershipin e PD dhe të tjerë, që kërkojnë një tjetër lloj përfaqësimi. Kjo është kambana e alarmit për të djathtën, por ndërkohë edhe për të tjerët.

Kodi aktual zgjedhor e strapacon kandidatin e listës së hapur dhe e fut në konflikt me kolegun. Ata të listës së mbyllur nuk morën përsipër të organizonin takime. Psh, Auloni ka shkuar tek pullë në takime. Tetë mijë e ca vota janë shumë, duhet të ishte deputet, pa përmendur Alimehmetin me 18 mijë vota. Nuk mund të kalohet kështu kjo çështje. Lidershipi i PD mbylli sytë dhe veshët. Në këto zgjedhje PD nuk ka pasur asnjë të ardhur nga jeta akademike, si asnjëherë tjetër. Një tjetër alarm. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Lista e mbyllur e PD nuk ka dalë në terren. Prej Berishës natyrisht që është votuar, por nuk ka mjaftuar. Mënyra pastaj se si kërkojnë dorëheqjen e Berishës është krejt e gabuar.  Më vjen mirë që kandidatët e listës së hapur mbrojnë integritetin e vetes së tyre, që do të thotë integritetin e votës.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook