Aksident në Fier/ Automjeti i policisë bashkiake përplaset me autobusin, lëndohen disa persona (Pamje nga vendngjarja)

Një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier, mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit” në Fier.

Si pasojë e përplasjes raportohet për disa të lënduar lehtë të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Paraprakisht dyshohet se autobusi i ka prerë rrugën automjetit të policisë bashkiake dhe për pasojë ka përfunduar në murin rrethues të një ish- kompleksi dyqanesh.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook