“O vlla se do mbyllen dhe rrugët….”/ Jo vetëm “të bardhë” dhe “ të kuqe”, bisedat mes Orges Mollës dhe Suel Elezit: Sa do për këtë “çokollatën komerciale”?

Në dosjen e SPAK janë zbardhur përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit, të cilët komunikojnë lidhur me një sasi lënde narkotike rreth 2 kg kokainë.

Përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC 81OG3O i identifikuar si Sueld Elezi.

Në biseda ata bisedojnë për shitjen e lëndës narkotike në formë ccokollate, ndërsa bëjnë pazare edhe në lidhje me ngarkesa që priten të dorëzohen.

Madhe “mburrin” edhe klientë potencialë të cilët blejnë sasi të mëdha droge në një kohë të shkurtër

Pjesë nga dosja:

0810G3—Ku janë këto…Po ajo kafja ça është? Çokollatë? …Vlla sa do për kët çokollatën…komercale…

HIIQJ2—3.5…. ty do të lej tremij e treqind….që mos ta kuptojë ai çmimin prandaj ta shkrujta me shkronja…

0810G3—Se jam me këtë këtu… O vlla për të bardhën, se do mbyllen dhe rrugët mund t’ma bish sot?…60 ka cash sot ky vlla, për 5 ditë të jap tjerat në dorë, vlla më beso është njeri korrekt….E mbyllim gjithë 5 dit vlla është njeri korrekt vecc të jetë e mirë… Rri i qet vlla….

H1IQJ2—-s’kam ca boj…

0810G3—3 cop du….Ok vlla amon….Me ket jam..

H1IQJ2—xke e “il autista” e ka varëse..

0810G3—Ok…. Vlla mos ti dalim fjalës…

H1IQJ2—po ca ka me i dal fjalës…

0810G3—Erdh për të zezë në kalabringlla…Se e kemi për çdo gjo….Po… Vlla…5 në javë…Do shofim për rrugën… Vlla…Ok…nesër a pret…

H1IQJ2—nesër e ke aty…

0810G3- Prz vlla kam një tjetër merr 10 bukë në javë…Me një dorë….Të bardhë…..Se mi tregoi…. Vetëm me lekë vlla…Të rujt zoti vlla….

H1IQJ2- do 2 dhe ke 60 ne dore…

0810G3- Me sjell po pate munci….Po nesër sa të vin vlla… Ok… Mi le tre…. Vlla… Ok…

H1IQJ2- A kupton vllain….

0810G3—Vlla…..Po prz…2… Ok nesër… Ok vlla ti e din…..Se ky e di për 3 buk….Ok….


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook