Policia Shqiptare dhe ajo italiane bashkëpunojnë në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike: Monitorimi ajror dhe inteligjenca, çelësi i suksesit të përbashkët

Nisin përgatitjet për fushatën ajrore të monitorimit për vitin 2025 kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi sot një takim me një Delegacion të Lartë të Ministrisë së Brendshme të Italisë, që kryesohej nga Komandanti i Repartit të Tretë të Operacioneve të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, Gjeneral Brigade Luigi Vinciguerra, Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë, Gjeneral Brigade Giampiero Ianni, Eksperti i Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë, Salvatore Gava, përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse Interforze në Shqipëri, Ferdinando Rucco, Komandanti i Guardia di Finanza në Durrës, Nënkolonel Francesco Della Corte, Eksperti i Guardia di Finanza, Nënkolonel Giampiero Carrieri dhe përfaqësues të Konsorciumit Universitar Benecon.

Takimi kishte në fokus koordinimin për fushatën e monitorimit ajror të territorit për vitin 2025, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. U diskutuan masat konkrete për intensifikimin e veprimeve parandaluese dhe përdorimin e teknologjive të avancuara të mbikëqyrjes.

Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet italiane dhe theksoi se lufta kundër kultivimit të kanabisit mbetet një prioritet absolut. “Monitorimi ajror, inteligjenca policore dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë çelësi i suksesit të përbashkët,” u shpreh ai.

Gjeneral Vinciguerra vlerësoi përkushtimin e Policisë së Shtetit dhe theksoi se rezultatet e deritanishme janë fryt i një partneriteti të fortë. Ai siguroi se Policia Italiane dhe Guardia di Finanza do të vijojnë mbështetjen me burime teknike dhe ekspertizë për rritjen e efektivitetit të kontrollit të territorit.

Më pas, delegacioni italian, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, inaguruan laboratorin për përpunimin e të dhënave të monitorimit ajror, i cili është ngritur nga Guardia di Finanza në ambientet e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të forcuar më tej operacionet parandaluese dhe për të goditur çdo tentativë për kultivim të bimëve narkotike.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook