EMRI/ Policia e arrestoi pasi i vodhi çantën një qytetari, 32-vjeçarit i gjenden në banesë dhe doza lëndësh narkotike për shitje

Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë një 32-vjeçar Sajmir Bitri, i cili akuzohet se vodhi çantën e një shtetasi brenda së cilës kishte një shumë parash në euro.

Por, gjatë  kontrollit në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti një sasi lëndë narkotike të ndarë në doza, fara kanabisi,  kubik në të cilët kishte kultivuar fara kanabis dhe municion luftarak.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të DVP Dibër, pas marrjes së njoftimit se shtetasit M.B., i kishin vjedhur çantën brenda së cilës kishte një shumë parash (në euro dhe në lekë) organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasi S.B., 32 vjeç, banues në fshatin Laças, Dibër, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë kontrollit të banesës së 32-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje, 270 fara kanabisi, 6 kubikë në të cilat kishte kultivuar fara kanabis dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

 

 

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook