
Vetëm pak ditë pasi pësoi një dëmtim serioz në hundë gjatë provave për “American Music Awards 2025”, Jennifer Lopez ka ngritur pikëpyetje mes fansave përmes një selfie të fundit. Në pamjen e postuar në Instagram Story, këngëtarja 55-vjeçare u shfaq me makijazh të ndritshëm, flokë të lëshuara dhe një veshje sportive blu, por ajo që nuk kaloi pa u vënë re ishte përdorimi i një filtri të theksuar gjë që shumëkush e komentoi si përpjekje për të fshehur efektet e dëmtimit.
Pak ditë më parë, J.Lo zbuloi se ishte goditur në hundë gjatë një performance fizike dhe kishte pasur nevojë për qepje. “Një javë më pas dhe me shumë akull, jam si e re,” shkroi ajo pranë një fotoje me kirurgun plastik të njohur Dr. Jason Diamond.
Në postime të tjera, ajo tregoi edhe një mavijosje në krah, që sipas spekulimeve lidhet gjithashtu me provat intensive për eventin madhor që do të mbahet më 26 maj në Las Vegas ku ajo do të ngjitet në skenë si prezantuese dhe performuese kryesore.
Për një artiste që është vlerësuar shpesh për stilin e saj natyral dhe postimet e pakuruara, filtrat e fundit u panë nga ndjekësit si një sinjal shqetësues për gjendjen aktuale të saj ose ndoshta si pasqyrim i presionit që mund të ndjejë për të qenë perfekte në një moment të rëndësishëm të karrierës.