Operacioni “Enigma”/ Nën masa të larta sigurie, 7 të arrestuarit mbërrijnë në gjykatën e Durrësit

Shtatë personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Enigma’ kanë dalë këtë të dielë për tu njohur me masën e sgurisë në Gjykatën e Durrësit.

Të arrestuarit u kapën nga policia teksa po drekonin në një resportant pranë Gjirit të Lalzit, ndërkohë që konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Xhevdet Plaku i njohur me nofkën ‘Akili’, i cili u arratis nga burgu i Ankonas në Itali në janar të këtij viti, ku po vuante dënimin për trafik droge. Ndërkohë u kap edhe Flobens Mecia nga Shkodra i akuzuar nga SPAK për organizatë kriminale dhe sigurim të kushteve për vrasje.

Një tjetër emër që këtë të dielë do të dalë përpara togave të zeza i prangosur nga RENEA në operacionin ‘Enigma’ është edhe Voltan Xhani i cili akuzohet për sigurimin e kushteve të vrasjes së Elis Rroshkodolit në Shkodër një vit më parë.

Po ashtu janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë që akuzohen për “Moskallëzimi të krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

Gjatë operacionit u sekuestruan shuma parash, euro dhe sende të tjera, ndërsa 3 prej të arrestuarve thotë policia në momentin e bastistjes së lokalit, i kishin armët e zjarrit me fishekë në fole gati për qitje.

Njoftim i Policisë:

Nën masa të rrepta sigurie mbërrijnë në gjykatën e Durrësit të arrestuarit e operacionit “Enigma”
kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit E. Rr., ndodhur në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishkë në fole gati për qitje; Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;
O. H., 38 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;
F. Q., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;
A. H., 45 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit.”
Po gjatë operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma parash, euro dhe sende të tjera.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook